Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Denis Bytyqit dhe Enis Bitiq për nxitje të përçarjes dhe përkrahje të organizatës terroriste ISIS.
Denis Bytyqi u dënua me 2 vjet burg, ndërsa Enis Bitiq me 1 vit.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit përmes rrjeteve sociale Facebook dhe TikTok bënin thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad dhe shpreheshin në mbështetje të ekstremizmit fetar.
Telefonat e përdorur për këto veprime u konfiskuan, ndërsa të akuzuarit mund të ankohen brenda 30 ditëve.


