E premte, 24 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeDënimi për “marre”: 4.500 euro gjobë Koalicionit për familje (VIDEO)

Dënimi për “marre”: 4.500 euro gjobë Koalicionit për familje (VIDEO)

Fushatën zgjedhore po e zhvillojnë në çdo qytet të Kosovës, por me gjuhën që përdorën në këto tubime nuk u pajtua Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), dhe të mërkurën e dënoi Koalicionin për Familjen me gjobë prej 4.500 euro.

E për ta kundërshtuar këtë vendim, katërshja e përbërë nga Eman Rrahmani, Ferid Agani, Selim Pacolli e Fatmir Smajli, thirrën konferencë të jashtëzakonshme për media, raporton Klan Kosova.

Veç gjobës që morën, Rrahmani pretendoi se i është bërë edhe një tjetër padrejtësi.

Megjithatë, këto zhvillime u tha që nuk e ndalojnë dot aktivitetin e tyre.

Për të siguruar ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, menjëherë pas përfundimit të konferencës u mblodhën për t’ia bërë hyzmetin.

Kur morën rrugën drejt Tregut të Gjelbër në Prishtinë, disponimin e patën të mirë, e punën e gjobës u duk që e morën më sportivitet.

Bile për fjalën që u dënuan, Selim Pacolli tha që do ta heqin edhe nga fjalori për një kohë të caktuar.

Rrugës bënë llaf me njëri-tjetrin, e në vendin ku e patën destinacion, muhabet bënë me tregtarët.

Kur morën udhën e kthimit, një nga shitësit i provokoi duke ua lëshuar fjalimin e Albin Kurtit ku thotë “pasha musafin e pasha Kuranin po fitojmë”.

Pasi i shkuan në tezgë këtij simpatizanti të Vetëvendosjes, edhe ky u pajtua me kauzën e Listës për Familjen.

Bile këta të fundit thanë që e kthyen kah vetja.

Kur edhe me këtë u pajtuan, vizitën në treg e përfunduan duke bërë blerje. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498