Dënimi i presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka acaruar ashpër serbët, duke pasuar me një lëvizje të menjëhershme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të mbledhur Këshillin e Sigurisë.
Kështu ka bërë të ditur gazetarja shqiptare Ardita Behluli, nga Lugina e Preshevës, e cila në Edicionin Special, foli mbi reagimet e palëve serbe ndaj këtij vendimi për Dodik, por dhe pasojat që mund të rezultojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton klankosova.tv.
”Menjëherë presidenti Aleksandar Vuçiq ka mbledhur menjëherë Këshillin e Sigurisë”.
”Reagime patëm edhe nga mediat serbe, të cilat situatën e sotme me vedimin për Dodikun, e shohin si një mundësi të përkeqësimit të tensioneve etnike dhe politike në rajon”.
Edicioni Special: A ka rrezik të ketë përkeqësim të situatës?
”Nga ajo çfarë kemi parë nga ora 14.oo deri tani kur po flasim, të gjitha instancat paralajmërojnë pasoja të mundshme të destabilitetit në Bosnje dhe Hercegovinë, duke ditur se edhe asambleja e Republikës Sërpska, pak minuta më herët ka miratuar edhe një informacion për rrëzimin e Kushtetutës së Bosnje Hercegoviëns, ku sipas tyre kanë konkluduar se Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka kryer një grushtshtet dhe ka rrëzuar edhe qëndrimet e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë”.
Siç vlerësoi Behluli tutje, në ditën e sotme kanë parë një kthesë ndryshe në republikën e Serbisë.
The post Dënimi i Dodikut, Behluli: Të gjitha instancat paralajmërojnë pasoja të mundshme të destabilitetit në Bosnje dhe Hercegovinë appeared first on Klan Kosova.