E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme'Dëmtoi pasurinë', policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarit

‘Dëmtoi pasurinë’, policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një burri të dyshuar për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sipas policisë rasti dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi.  I dyshuari kërkohet për veprën Asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT