Një person është arrestuar në fshatin Prelez të Zubin Potokut nën dyshimin se i njëjti me dy të dyshuar të tjerë kanë dëmtuar një kabllo të ndriçimit të rrugës.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe darët-danat dhe dy pajisje metalike për ngjitje në shtylla, të cilat dyshohet se i kanë përdorur të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Klankosova.tv
The post Dëmtohet kablloja e ndriçimit në Zubin Potok, arrestohet një person appeared first on Klan Kosova.