Dëmtohen panelet informuese në lokalitetin arkeologjik të Prizrenit (VIDEO)

Dëmtohen panelet informuese në lokalitetin arkeologjik të Prizrenit (VIDEO)

Persona të panjohur kanë dëmtuar panelet informuese në lokalitetin arkeologjik të Prizrenit.

Përfaqësuesi i organizatës joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”, Edin Gëgështenja, foli për këtë çështje në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

“Gjatë monitorimit kemi vërejtur se panelet janë dëmtuar dhe kemi pasur nevojë ta ngrisim si çështje, sepse kështu turistët nuk mund të informohen më për rëndësinë e lokalitetit”, tha Gëgështenja.

Ai shtoi se personat ende nuk janë identifikuar.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

 

 

The post Dëmtohen panelet informuese në lokalitetin arkeologjik të Prizrenit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.