E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeDëmtimi i gypit të ujit në Fushë Kosovë, ndërpritet furnizimi me ujë

Dëmtimi i gypit të ujit në Fushë Kosovë, ndërpritet furnizimi me ujë

Një gyp i ujit është dëmtuar gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën e “Pejës” në Fushë Kosovë, duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë për këtë zonë.

Sipas njoftimit të KRU “Pishtina”, është konfirmuar se ka pasur rrjedhje të ujit në sasi të madhe, e cila ka shkaktuar ndërprerjen e shërbimit për konsumatorët e prekur.

Ekipet teknike të KRU “Pishtina” janë aktualisht në terren dhe po punojnë për sanimin e gypit të dëmtuar. Ata kanë siguruar se janë duke bërë përpjekje maksimale për të rikthyer furnizimin me ujë në sa më pak kohë të jetë e mundur./Klankosova.tv

The post Dëmtimi i gypit të ujit në Fushë Kosovë, ndërpritet furnizimi me ujë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498