Këngëtarja e njohur Demi Lovato ka tërhequr vëmendjen në Paris Fashion Week, duke u shfaqur me një veshje tejet provokuese – një bodysuit elegant, pa pantallona apo reçipeta.
Ylli që dikur u bë i famshëm përmes kanaleve të Disney-t, u shfaq plot vetëbesim dhe krenari për fizikun e saj më të tonifikuar, teksa ecte me siguri në rrugët e Parisit, shkruan The Sun.
Në fotot e siguruara nga The U.S. Sun, Demi, 33 vjeçe, shihet e veshur me një bodysuit të zi me jakë të lartë dhe mëngë të gjata, të kombinuar me çorape të zeza elegante dhe një pallto me gëzof ngjyrë jeshile të çelët, të hedhur mbi supe.
Foto: Getty Images
Ajo e kompletoi pamjen me takë të zeza me majë, flokë të gjatë e të lëmuar, ndërsa grimin e mbajti minimalist, duke e lënë natyrshmërinë të dominojë pamjen e saj.
Krijuesja e hitit “Cool for the Summer” u fotografua të hënën para selisë së markës së njohur të veshjeve Coperni, ku mori pjesë në shfaqjen e koleksionit Pranverë/Verë 2026 për gratë, në kuadër të Javës së Modës në Paris.
Foto: Getty Images
Së fundmi, Demi ka treguar një stil më të hapur dhe më të guximshëm, duke vënë në pah trupin e saj më të hollë dhe të formësuar.
Në shtator, artistja me origjinë nga New Mexico realizoi një fotosesion për revistën “Paper”, ku veshi një sërë veshjesh joshëse – përfshirë një bodysuit ngjyrë lëkure me pika të zeza dhe një tjetër veshje të zezë me dekolte të thellë, që zbulonte mjaft nga trupi i saj.
Foto: Getty Images
Fansat e vlerësuan pamjen e re të këngëtares, duke e lavdëruar për vetëbesimin dhe elegancën, pasi ajo ndau imazhet e fotosesionit me 153 milionë ndjekësit e saj në Instagram. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images