Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka njoftuar anulimin e disa datave të turneut të saj “It’s Not That Deep” për shkak të problemeve shëndetësore.
Përmes një postimi në Instagram, ajo bëri të ditur se ka nevojë për më shumë kohë pushimi dhe përgatitjeje, në mënyrë që të japë maksimumin në skenë.
Lovato theksoi se dëshiron të mbrojë shëndetin dhe të sigurojë performanca cilësore për fansat, duke anuluar koncertet e planifikuara në Charlotte, Nashville, Atlanta, Las Vegas dhe Denver.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


