Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se partitë opozitare nuk do të duhej të votonin pro Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka pohuar se ka shumë arsye që Basha nuk do të duhej të merrte shumicën për kryeparlamentar.
Sipas tij, ai ka pasur një fjalor fyes, por edhe një hulumtim i tij ka dalë të jetë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Partitë që deri tani kanë qenë në opozitë kanë gabuar që e kanë votuar Bashën, dhe kjo është për shumë arsye, sidomos për këto që tani kanë dalë në publik: për qasjen, hulumtimet dhe shkrimet që i ka bërë kundër UÇK-së, për diçka që për ne është e shenjtë. Sepse gjithçka që sot gëzojmë ne është falë kontributit të UÇK-së, madje edhe themelet e shtetit të Kosovës burojnë nga lufta e UÇK-së.”
“Unë mendoj se nuk është dashur të votohet edhe për shumë arsye të tjera, sepse edhe fjalori që Basha vazhdimisht e ka përdorur sa ka qenë deputet, ka qenë shumë fyes, denigrues ndaj partive opozitare, ndaj individëve të caktuar dhe ndaj figurave kyçe të UÇK-së. Mendoj që ka pasur shumë arsye që as deputetët e PDK-së dhe të AAK-së të mos e votojnë”, ka thënë Demhasaj. /Klankosova.tv
The post Demhasaj: Deputetët e PDK-së e AAK-së gabuan me votimin e Dimal Bashës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.