E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizDëmet që shkakton pirja e alkoolit

Dëmet që shkakton pirja e alkoolit

Përveç duhanit, një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh, duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror.

Në mëlçi, alkooli shkakton dëmtime të qelizave hap-atike, dëmtim që rritet në kohë duke u varur nga doza e konsumuar përditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.

Kështu është vërtetuar se sasia e rrezikshme alkoolit është ajo prej 20-40 gramë alkooli etilik, ndërsa përdorimi 100-150 gramë alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë.

Nga ana tjetër, është vërtetuar shkencërisht, se për shkak të fiziologjisë, femrat dëmtohen shumë me shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar.

Përdorimi zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve.

Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë.

Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1000-2000 qeliza, të pari kthyeshme të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498