Sunday, January 11, 2026
spot_img
HomeLajmeDëmet nga vërshimet, Rama: Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e...

Dëmet nga vërshimet, Rama: Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e kryeqytetit

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje lidhur me intervenimet që janë realizuar sot në kryeqytet pas reshjeve të shiut e borës dhe vërshimeve të shkaktuara.

Rama ka bërë të ditur se kanë realizuar mbi 30 intervenime në Prishtinë dhe ka falendëruar të gjithë ata që janë angazhuar për menaxhimin e situatës në kryeqytet.

Postimi i plotë i Ramës:

Falënderim dhe Mirënjohje

Mbi 30 intervenime në të gjitha zonat e Kryeqytetit, janë realizuar gjatë ditës së sotme nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Drejtoria e Investimeve Kapitale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Kompania Gjelbër, Policia e Kryeqytetit, si dhe njësitë e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve (BPZ) të Kryeqytetit.

Këto intervenime janë zhvilluar me angazhim maksimal të ekipeve në terren, reagim të menjëhershëm dhe koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional.

Si Kryetar i Kryeqytetit, shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për të gjithë zyrtarët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e angazhuar, për përkushtimin, vetmohimin dhe punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve dhe Kryeqytetit.

Falenderoj edhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Lulzim Fushtica, për kontributin dhe angazhimin e tij në menaxhimin dhe koordinimin e situatës.

Bashkë për qytetarët

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT