Mbrëmë, francezi Ousmane Dembele u shpall futbollisti më i mirë në botë për vitin 2025, dhe gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e Topit të Artë, ai përmendi edhe dy ish-shokët e tij të ekipit.
“Faleminderit të gjitha klubeve për të cilat kam luajtur. E kam përmbushur ëndrrën time duke luajtur për Barcelonën, kam luajtur përkrah legjendave si Lionel Messi dhe Andres Iniesta, dhe kam mësuar shumë prej tyre”, tha ndër të tjera Dembele gjatë fjalimit të tij.
Nuk iu desh shumë kohë fituesit të shumëfishtë të Topit të Artë, Messit, për të shpallur çmimin debutues të ish-shokut të tij të skuadrës.
“Urime Ous!!! Urime, jam shumë i lumtur për ty. E meriton”, ishte mesazhi i Messit, i cili ishte ndër të parët që komentoi postimin e Dembele-s për fitimin e Topit të Artë.
Kujtojmë që Messi dhe Dembele luajtën së bashku për katër vjet në Barcelonë. Dembele iu bashkua klubit katalanas dhe Messit në vitin 2017 nga Borussia dhe ata luajtën së bashku deri në vitin 2021, kur argjentinasi u transferua në Paris Saint-Germain.
Dyshja pothuajse u takuan përsëri në klubin francez, por në verën e vitit 2023, Messi ishte larguar tashmë për në Inter Miami, dhe Dembele u soll si zëvendësim i tij. /Telegrafi/