Ousmane Dembele është padyshim njeriu i momentit në futbollin botëror. Mbrëmë, sulmuesi francez u shpall fitues i Topit të Artë 2025, pas një sezoni spektakolar me Paris Saint-Germain, ku ngriti Ligën e Kampionëve dhe u bë një nga protagonistët kryesorë të ekipit.
Megjithatë, rruga e tij mund të kishte qenë krejtësisht ndryshe. Dembele u largua nga Barcelona për PSG-në në vitin 2023, për një tarifë prej rreth 50 milionë eurosh, por një vit më parë, në 2022, ai gati iu bashkua Juventusit.
Sipas mediave spanjolle, Juventusi kishte arritur një marrëveshje në parim me francezin pas skadimit të kontratës së tij me Barcelonën në verë.
Ousmane Dembele me Topin e Artë telegrafi.com
Megjithatë, në korrik 2022, Dembele vendosi të rinovojë me klubin katalanas deri në vitin 2024, dhe vetëm një vit më pas firmosi për PSG-në.
Kjo histori tregon se çfarë mund të kishte ndodhur për Bianconerët. Pas dështimit për të marrë Dembelen, Juventusi përforcoi sulmin me transferimet e Federico Chiesa nga Fiorentina, si dhe Angel Di Maria, duke ndryshuar rrjedhën e sezonit të tyre.
Dembele dhe Bonucci
Ky rast tregon sa i paparashikueshme mund të jetë afati kalimtar dhe se një vendim i vetëm mund të ndryshojë të ardhmen e klubeve dhe lojtarëve. /Telegrafi/