Ousmane Dembele është rikthyer në stërvitje përpara ndeshjes së kthimit kundër Arsenalit. Anësori i PSG-së pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale kundër Arsenalit (1-0) në Ligën e Kampionëve.
Sipas L’Equipe, lojtari u stërvit në palestër dje dhe tani është ribashkuar me skuadrën kryesore për stërvitje sot.
Klubi po bëhet gjithnjë e më optimist për shanset e Dembele për t’u paraqitur në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 7 maj në Paris. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Dembele do të jetë i disponueshëm për të luajtur kundër “Topçinjve”.