E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeDembele kryeson garën për Topin e Artë – Yamal dhe Raphinha në...

Dembele kryeson garën për Topin e Artë – Yamal dhe Raphinha në ndjekje

Gara për çmimin më prestigjioz individual në futboll, Topin e Artë, këtë sezon pritet të jetë ndër më të paparashikueshmet ndonjëherë.

Pas eliminimeve të mëdha nga UEFA Champions League, shumë emra të mëdhenj kanë dalë nga gara, duke hapur rrugë për lojtarë të tjerë që kanë shkëlqyer gjatë sezonit.

Sipas parashikimit të publikuar nga “Goal”, sulmuesi francez i PSG-së, Ousmane Dembele, është favorit kryesor për ta fituar këtë çmim.

Forma e tij mbresëlënëse dhe ndikimi në ndeshje vendimtare e kanë vendosur atë në krye të listës.

Pas tij vjen talenti i jashtëzakonshëm i Barcelonës, Lamine Yamal, i cili po konsiderohet si një ndër zbulimet më të mëdha të sezonit. Në vendin e tretë renditet bashkëlojtari i tij, Raphinha, që ka pasur paraqitje të fuqishme në kampionatin spanjoll.

Në një vend të papritur në këtë listë gjendet portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, në pozitën e katërt, një njohje e madhe për rolin vendimtar që ai ka pasur këtë sezon. Lista përmbyllet me yllin e Liverpool-it, Mohamed Salah, i cili mban vendin e pestë.

Duhet theksuar se kjo listë është vetëm një parashikim nga “Goal”, pasi listat zyrtare për Topin e Artë do të publikohen në fund të këtij viti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT