Lajm i mirë për skuadrën e Luis Enriques para ndeshjes me Arsenalin.
Sulmuesi francez, Ousmane Dembele do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme, pas atij lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë.
Këtë e konfirmoi vetë Enrique, i cili tregoi se u stërvit me skuadrën për dy ditë rresht.
“Ai është stërvitur me ne për dy ditë rresht, kështu që do të jetë gati të luajë”, njoftoi Luis Enrique.
Kujtojmë se PSG, do të jetë nikoqir i Arsenalit në “Parc des Princes”, me ndeshjen që zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/