Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, ka reaguar pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, pushteti ka keqpërdorur procedurat dhe ka zvarritur me qëllim konstituimin e Kuvendit.
“Ky vendim është shuplakë për ata që mendojnë se rregullat kushtetuese shkelen sipas interesit politik”, tha ajo transmeton Klankosova.tv.
Deliu vendimin e Kushtetueses e cilësoi “një fitore për demokracinë dhe transparencën në Kosovë”.
“i jep fund praktikave të fshehta;
garanton llogaridhënie para qytetarëve;
shmang bllokadat artificiale dhe forcon institucionet.
Kosova meriton institucione funksionale, me rregulla të qarta dhe llogaridhënie të plotë. Ky është një hap i madh drejt forcimit të standardeve demokratike në vend”, ka shkruar ajo në Facebook.
The post Deliu: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat shkelen sipas interesit politik appeared first on Klan Kosova.