E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeDeliu: Pengmarrja politike është bërë nga një parti, zgjidhja në dorën e...

Deliu: Pengmarrja politike është bërë nga një parti, zgjidhja në dorën e tyre

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu është deklaruar pas dështimit të seancës së 49-të konstituive.

Ajo  tha se “përderisa nuk ka ende asnjë lëvizje dhe afati 30-ditor i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përfundon për pak ditë, ende është larg të besohet se do të ketë zgjidhje situatës sepse nuk po shihet që ka ndonjë vullnet politik që të lëvizet nga situata e rëndë e krijuar”, njofton Klankosova.tv

“Natyrisht janë edhe këto dy tri ditë, mbase do të ketë lëvizje. Çështja e zgjidhjes së situatës, pengmarrjes politike të Kuvendit të Kosovës është bërë nga një parti politike nga Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo-Alternativa, pra është në dorën e tyre të gjejnë zgjidhje”, tha ajo, njofton Klankosova.tv

The post Deliu: Pengmarrja politike është bërë nga një parti, zgjidhja në dorën e tyre appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT