Delegacioni ukrainas në SHBA takon menaxhmentin e prodhuesit të raketave Tomahawk

Delegacioni ukrainas në SHBA takon menaxhmentin e prodhuesit të raketave Tomahawk

Një delegacion zyrtarësh të lartë ukrainas që po qwndron pwr vizitw nw Shtetet e Bashkuara, është takuar me përfaqësues të Raytheon, kompanisë që prodhon raketat Tomahawk.

Andrii Yermak, kreu i zyrës së presidentit të Ukrainës, ka njoftuar pwrmes llogarisw sw tij nw X pwr kwtw takim tw rwndwsishwm, transmeton Telegrafi.


Përveç Yermakut, në takim morën pjesë kryeministrja Yuliia Svyrydenko, Rustem Umierov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, zëvendësministri i parë Serhii Kyslytsia dhe Olha Stefanishyna, ambasadori i Ukrainës në SHBA.

Delegacioni ukrainas zhvilloi gjithashtu bisedime me përfaqësues të një kompanie tjetër amerikane të mbrojtjes, Lockheed Martin.

“Teknologjia e tyre po shpëton jetë: F-16 dhe sistemet e përparuara të mbrojtjes ajrore po mbrojnë qiellin ukrainas, ndërsa zgjidhjet e tyre ofensive mbështesin fuqimisht forcat tona në vijën e frontit,” tha Yermak.

Ai shtoi se bashkëpunimi midis Ukrainës dhe kompanive amerikane “vazhdon të rritet”.

Ukraina po kërkon të sigurojë raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të diskutojë çështjen Tomahawk me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më vonë këtë javë. /Telegrafi/