Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policia e Kosovës, Fehmi Hoti, ka pritur në një takim zyrtar një delegacion nga United States Secret Service dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e kapaciteteve institucionale.
Po ashtu u theksua mbështetja e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë ndër vite për Policinë e Kosovës në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e institucioneve të sigurisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


