E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeDel një video që pretendon se zëvendësja e Atiqit ishte vullnetare e...

Del një video që pretendon se zëvendësja e Atiqit ishte vullnetare e Millosheviqit në luftën në Kroaci

Gjatë ditës nëpër rrjete sociale ka qarkulluar një video e viteve të ’90-ta përmes së cilës pretendohet se nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Agjançiq, komunë kjo që udhëhiqet nga Erden Atiq i Vetëvendosjes, fliste se si i ishte bashkangjitur luftës në Kroaci si vullnetare.

Gruaja në këtë video, e identifikuar si Katarina Agjançiq, në një intervistë për transmetuesin publik serb RTS, tregonte se ka shkuar vullnetare në luftën në Kroaci kur kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, e nisi betejën atje.

Në videon që tashmë është shpërndarë nga shumë profile e faqe, si në Facebook ashtu edhe në TikTok, Agjançiq thotë se është nga Babimoci i Obiliqit, se është 20 vjeçe dhe se si pjesëtare e “çetës Kosmet-Toplicë”, ka ardhur vullnetarisht në “kufijtë perëndimorë të Serbisë”, duke iu referuar Kroacisë.

Gazetari, që është identifikuar si Kërste Bijeliq, e pyet se çka po kërkon “një vajzë e re, e bukur që nga Kosova të niset këtu, në kufirin perëndimor të Serbisë”.

Ajo thotë se bashkëndjen me “popullin e Krajinit”, territor ky të cilin e kishin marrë serbët në vitet e 90-ta, menjëherë pas pavarësimit të Kroacisë dhe të cilin e kishin shpallur si Republika e Krajinës Serbe (RSK), e cila ekzistoi nga viti 1991 deri kur territori që ajo mbante iu rikthyen plotësisht Kroacisë në vitin 1998.

Agjançiq thotë se “ndoshta nuk mund të shkoj në linjë të parë e të luftoj”, por thotë se do të ndihmojë në administratë.

Ndër të tjera, ajo deklaron se nuk i frikësohet vdekjes.

“Më kanë pyetur për këtë, por u kam thënë: nuk më vjen keq, është më me rëndësi e më ndershme të vdesësh këtu, dhe nëse ky është fati im, kjo do të më ndodhte edhe në shtëpinë time. Nuk më vjen keq të jap jetën këtu”, deklaron gruaja që identifikohet me emrin Katarina Agjançiq.

Në atë video, zonja e identifikuar si Katarina Agjançiq, shihet e veshur me uniformë ushtarake.

Në lidhje me rastin e Agjançiqit, gjatë ditës ka raportuar edhe një medium kroat.

Katarina Agjançiq ka lindur në fshatin Babimoc të Obiliqit, dhe kur VV fitoi komunën e Mitrovicës së Veriut, kryetari Atiq e emëroi si nënkryetare.

Për një kohë, ajo ka punuar në Administratën Tatimore të Kosovës dhe jeton në Mitrovicën e Veriut.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në lidhje me rastin kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është deklaruar.

@katabaza5

#fyp #truestory #foryoupage❤❤ #balkan #croatia #public

♬ original sound – KATABAZA 2

https://www.tiktok.com/embed.js

 

The post Del një video që pretendon se zëvendësja e Atiqit ishte vullnetare e Millosheviqit në luftën në Kroaci appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498