Sunday, April 5, 2026
spot_img
HomeLajmeDel nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë –...

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë – KOSTT lajmëron punimet për rikthimin e energjisë

KOSTT ka njoftuar qytetarët se si rezultat i daljes jashtë funksionit të transformatorit TR3 në NS Ferizaj 1, janë shkaktuar ndërprerje dhe reduktime në furnizimin me energji elektrike në zonën e Ferizajt.

KOSTT tha se ka ndërmarrë veprime të menjëhershme me qëllim të adresimit të situatës, raporton KlanKosova.tv.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, do të ndërmerren me prioritet hapat e mëtejmë për stabilizimin e sistemit elektroenergjetik, ndërkohë që po bëhen përpjekje maksimale për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit në normalitet”, thuhet në njoftim.

KOSTT potencon se mbetet i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me KEDS për menaxhimin sa më efikas të situatës dhe minimizimin e ndikimeve.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT