Del lista e re e punësimeve në “Hidrodrin”, VV zemërgjerë me pejanët (VIDEO)

Del lista e re e punësimeve në “Hidrodrin”, VV zemërgjerë me pejanët (VIDEO)

Plani në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” ishte që të punësohen 10 persona, por ky numër u dyfishua.

Më 31 tetor të 2024-ës, bordi i kësaj kompanie nxori planin e biznesit për vitin 2025. Sipas dokumentit që mban nënshkrimin e kryeshefit, Dri Cena dhe kryesueses së bordit të atëhershëm, Qendresa Kukajt, u planifikua që gjatë vitit 2025, në këtë ndërmarrje të punësohen 10 persona. Mirëpo, menaxhmenti i ujësjellësit të Pejës e shpërfilli këtë plan dhe vetëm sivjet në këtë ndërmarrje punësoi 20 persona.

Sipas burimeve të emisionit Kiks Kosova, personat të cilët u rehatuan në “Hidrodrin” janë mbështetës, anëtarë e familjarë të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nepotizmi nisi qysh në ditën e tretë të këtij viti.

Më 3 janar të 2025-ës, në “Hidrodrin” u punësua si inkasant, mbështetësi i Vetëvendosjes, Vehbi Ala. E pesë ditë më vonë, më 8 janar, si inkasant në ujësjellësin e Pejës erdhi edhe Sabit Zekaj.

Sabiti është i biri i Dinë Zekajt, kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në zgjedhjet e 12 tetorit. Po atë ditë, “Hidrodrinit” iu shtua edhe një inkasant tjetër, po ashtu mbështetës i kësaj partie. Fjala është për Ferdin Dautoviqin.

Aktivist i Vetëvendosjes është edhe Sali Berisha i cili u punësua si mirëmbajtës i pompave më 17 janar të 2025-ës. E me punë në Ujësjellësin e Pejës u shpërblye edhe Ardit Gërvalla. Gërvalla i cili është kandidat i VV-së për asamble në zgjedhjet e 12 tetorit, më 27 janar u punësua si sekretar e “Hidrodrinit”.

Hajërin partisë ia pa edhe Niman Beqiraj, i cili është asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Pejës. Beqiraj më 25 shkurt të këtij viti u punësua si drejtor komeracial në Ujësjellësin e Pejës. Atë ditë, në këtë ndërmarrje u punësua edhe Altion Musaj, po ashtu mbështetës dhe aktivist i kësaj partie. Atij iu dha pozita e ndihmës mjeshtrit.

Pos emrave të lartpërmendur ka edhe persona të tjerë që janë punësuar në këtë ndërmarrje.

Gjithçka tjetër kuptoni përmes kronikës së realizuar nga Kiks Kosova:

 

The post Del lista e re e punësimeve në “Hidrodrin”, VV zemërgjerë me pejanët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.