Gazetari i Klan Kosovës, Liridon Zeqiri, i cili e ka përcjellur nga afër Samitin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, ka treguar për pyetjen që ai ia ka bërë shefit të NATO-s, Mark Rutte.
Zeqiri tha se pyetja konkrete për Rutten kishte të bënte në lidhje me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ditë më parë thoshte se “do të ketë luftë dhe të gjithë janë duke u përgatitur për këtë luftë”.
“Përgjigja e Ruttes karshi Klan Kosovës ka qenë shumë e shkurtë duke thënë se ‘Ballkani Perëndimor është në fokusin e NATO-s’”.
“Në takimin e sotëm pritej që të flitej më përgjithësisht sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe jo siç është përgjigjur ai në termat e deklaratës së Vuçiqit. Nëse mund ta interpretoj prej këtij këndi, duket se nuk i marrin aq shumë serioze këto deklarata”, tha Zeqiri në Edicionin Special në Klan Kosova.
Tutje, Zeqiri tregoi se temë kryesore e këtij samiti ka qenë se si të mbështet Ukraina për t’i dëbuar forcat ruse nga territori ukrainas.
“Në konferencën e mëpastajme, Rutte ka thënë se të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë pajtuar që të bëjnë shtimin e resurseve dhe krejt kjo pason pas samitit të mbajtur në qershor të këtij viti në Hagë dhe thirrjes se presidentit të ShBA-së të rritet 5% të brutoproduktit të tyre”, tha ai.
The post Deklaratat e Vuçiqit për luftë, Rutte për gazetarin e Klanit: Ballkani është në fokusin e NATO-s appeared first on Klan Kosova.