Sot në emisionin “Kosova today” do të trajtohen një sërë temash.
Në pjesën e parë do të diskutohet për deklaratën e Donald Trumpit i cili së fundmi ka thënë: “Ndalëm Serbinë që ishte gati të vepronte”.
Për këtë temë flasin Lutfi Bilalli, Fatjon Softa dhe Artur Meçollari.
“Trump shkon në Iran/Ayatollahu ende nuk e ka pranuar armëpushimin Iran-Izrael”, është tema tjetër e cila do të trajtohet me Emanuella Durmishin, Sokol Brahajn dhe Adrian Zeqirin.
Në edicionin e sotëm poashtu do të diskutohet për grabitjen e përgjakshme në Itali – “pronari qëllon 3 shqiptarë, një gjendet i vdekur pas tre ditësh”.
Për këtë rast flet Alba Kepi.
Ndër të tjerash në “Kosova today” do të trajtohet edhe “myslimani i parë në krye të Nju Jorkut”, me Mirlind Behlulin, Sadri Kortoçin e Altin Goxhajn.
Poashtu, Aurora Dollenber do të flasë për temperaturat e larta, sa janë të rrezikshme për shëndetin dhe si zakonisht, në emision do të ketë edhe shoëbiz. Për këtë fushë sot flasin Angjeli Dikolli dhe Redjon Shtylla.
The post Deklarata e Trumpit për Kosovën dhe Serbinë trajtohet sot në “Kosova today” appeared first on Klan Kosova.