E premte, 4 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/deklarata-e-kurtit-per-thacin-e-veselin-demaku-pdk-e-ulet/Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Demaku (PDK): E ulët -...

https://klankosova.tv/deklarata-e-kurtit-per-thacin-e-veselin-demaku-pdk-e-ulet/Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Demaku (PDK): E ulët – Klan Kosova

Fadil Demaku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, foli rreth sulmit që kryetari i VV-së, Albin Kurti bëri ndaj dy ish-kryetarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, gjatë një interviste të mërkurën.

Kurti kishe deklaruar se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike. PDK-ja nuk është reformuar”.

Demaku tha se Kurtit i mungon diçka shumë e madhe, duke shtuar se është e ulët një deklaratë e tillë, transmeton Klankosova.tv.

“Unë mendoj që zoti Kurti me deklarimet e tij, me politikën e tij, ka shkaktuar dëme në vazhdimësi, dhe ka kontribuar në vazhdimësi me disa aty që i ka rreth vetes, dhe shprehjet e tij tani, në fazën e procesit që po zhvillohet ai gjykim atje, është vetëm një vazhdimësi e asaj që ky e ka ndjek gjatë gjithë rrugëtimit të tij prej që ka dalë në skenën politike”, tha tutje ai.

The post Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Demaku (PDK): E ulët appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT