Festivali më i madh muzikor po vazhdon të mbahet në Bërnicë të Prishtinës.
“Sunny Hill”, i themeluar nga dyshja Dua dhe Dukagjin Lipa, po mbledh çdo vit me dhjetëra mijëra njerëz, si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë – dhe krejt kjo duke iu falënderuar fillimisht Duas, si një diva e muzikës pop, por edhe e artistëve tjerë që po arrin t’i sjellë çdo vit në Prishtinë.
Këtë edicion, derisa po performonte Dua në natën e parë, në skenë u shfaq edhe babai i saj, Dugi, duke u ofruar fansave një moment që do t’u mbetet gjatë në mbamendje.
E për të gjithë ata që nuk e patën rastin të ishin pjesë e këtij festivali madhështor në natën e parë, Klan Kosova ua sjellë këtë duet të këngës “Era” të kënduar nga babë e bij në një version të mrekullueshëm.
The post Dëgjojeni duetin Dua dhe Dukagjin Lipa që “kalli” “Sunny Hillin” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.