Dëgjoi të shtëna afër shtëpisë, qytetari raporton në Polici se i pa edhe dy persona të maskuar në oborr

Dëgjoi të shtëna afër shtëpisë, qytetari raporton në Polici se i pa edhe dy persona të maskuar në oborr

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar për shtëna armësh afër shtëpisë së tij dhe se në oborr ka parë dy persona të maskuar.

Rasti ka ndodhur në Vajnik të Skenderajt, të premten në ora 01:00.


“Vajnik, Skenderaj 19.09.2025 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar të shtëna armësh afër shtëpisë së tij si dhe ka parë dy persona të maskuar në oborr. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar as dëme materiale. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/