Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25”, duke operuar në koordinim me shtete partnere në disa rajone të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut.
FSK-ja ka bërë të ditur se në Kroaci është angazhuar Togu Xhenier Luftarak, i cili i është bashkuar Brigadës së Mekanizuar të Forcave të Armatosura Kroate, ndërsa aty janë përfshirë edhe elemente të Inteligjencës.
“Në Kroaci pjesë e ushtrimit është Togu Xhenier Luftarak i cili i është bashkuar Brigadës së Mekanizuar të Forcave të Armatosura Kroate dhe elemente të Inteligjencës, në Shqipëri FSK operon me kapacitete luftarake të këmbësorisë krahas vendeve partnere ndërsa në Maqedoni të Veriut është i angazhuar Togu i Mortajave si dhe Policia Ushtarake”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Sipas FSK-së, kontingjentet nga Kosova po zhvillojnë operacione të mobilitetit që dëshmojnë përgatitjen profesionale dhe angazhimin e tyre në përmbushjen e misionit.
“Kontingjentet e FSK-së janë duke zhvilluar operacione të mobilitetit të cilat dëshmojnë nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi në përmbushjen e detyrave dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Tutje, në njoftim thuhet se përmes këtij ushtrimi, FSK-ja ka mundësi të testojë kapacitetet e saj dhe të thellojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke treguar përkushtimin ndaj standardeve të NATO-s dhe ruajtjes së paqes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);