Gjeneralmajor Michael E. Wegscheider, pjesë e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”, deklaroi nga poligoni i Babaj të Bokës në Gjakovë se misionet e realizuara në kuadër të kësaj stërvitjeje kanë qenë të suksesshme në çdo detyrë të caktuar për trajnim dhe verifikim.
Në këtë aktivitet të mbajtur të martën morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjenerali Wegscheider tha se ishte një nder për të që të shërbente si Postë Komanduese e Divizionit në prani të lidershipit më të lartë të Kosovës.
“Ka qenë një nder të ftohem të shërbej si Postë Komanduese e Divizionit këtu, për presidenten [Osmani], kryeministrin [Kurti], ministrin [Maqeoncai] dhe më e rëndësishmja, mikun tim të ri, Gjeneral Jasharin”, deklaroi ai.
Ai theksoi se stërvitja u komandua nga Shtetet e Bashkuara përmes një rrjeti të avancuar të komunikimit, që lidhte shtabet amerikane me postën taktike në Gjakovë, ku morën pjesë katër brigada shumëkombëshe nga rajoni dhe partnerë ndërkombëtarë.
“Ne kemi komanduar nga Shtetet e Bashkuara me postën kryesore të komandës, me të gjitha sistemet dhe platformat e komunikimit përtej oqeanit deri në postën taktike të komandës këtu në Gjakovë, me katër brigada shumëkombëshe nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe me ndihmën e të gjithë miqve të tjerë, përfshirë partneren tonë Lituani”, theksoi Wegscheider.
Ai vlerësoi nivelin e ndërveprimit të arritur gjatë stërvitjes dhe veçoi kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si thelbësor në suksesin e këtij operacioni.
“Në çdo detyrë thelbësore të misionit që kemi vendosur për të ushtruar dhe verifikuar, kemi pasur sukses. Sipas mendimit tim, kemi demonstruar ndërveprim të plotë. Dhe do ta përfundoj me këtë: Kam qenë këtu shumë herë, në këtë vend të bukur. Sa herë që kthehem, mbetem i impresionuar. Kam kaluar disa vite të jetës sime këtu. Heroi i vërtetë i këtij ushtrimi, nga 18 vendet pjesëmarrëse, me gjak, djersë dhe shumë stres, heroi i vërtetë është kombi i Kosovës”, tha ai.
Gjenerali vlerësoi lart edhe ushtarët e FSK-së që, sipas tij, demonstruan aftësi, vendosmëri dhe përkushtim gjatë gjithë ushtrimit.
“FSK-ja, stafi i Gjeneral Jasharit, oficerët dhe nënoficerët, por më e rëndësishmja, ushtarët e FSK-së që janë 5,000 metra poshtë në këtë luginë deri në… jug, duke djersitur dhe duke vërtetuar aftësinë dhe vendosmërinë e tyre të fortë. Për ne, ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme të jemi këtu dhe mezi presim të punojmë përsëri me të gjitha vendet së shpejti”, përfundoi Wegscheider.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);