Opinionisti Ilir Deda ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të mund ta fitonte Prishtinën pa balotazh në zgjedhjet lokale.
Në vend të tij, kjo parti në fakt e ka kandiduar Hajrulla Çekun, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Mendoj që në Prishtinë Vetëvendosja ka mundur të ketë rezultat shumë më të mirë me Glaukun, bile kishte me qenë afër për ta fituar në raundin e parë Prishtinën, sepse ka pasur disponim të njerëzve…”, ka thënë Deda në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Sipas Dedës, mund të ketë disa arsye pse Konjufca nuk është propozuar, duke thënë se ndoshta ka të bëjë me mungesën e aftësive menaxheriale.
“Ndoshta është ajo që Glauku nuk është njeri që është operativ dhe menaxher, edhe do të kishte dështuar, sepse për nga natyra është për tjetër… edhe kush e di çka ka të tjera.”
“Mund të them: nuk ka dashur me hyrë në gijotinë. Mundemi edhe këtë me e thënë.”
The post Deda: Vetëvendosje do mund ta fitonte pa balotazh Prishtinën me Glauk Konjufcën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.