E premte, 27 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/deda-serbise-dhe-njerezve-qe-sia-duan-te-miren-kosoven-i-konvenon-mos-te-kemi-kuvend-funksional/Deda: Serbisë dhe njerëzve që s’ia duan të mirën Kosovën i konvenon...

https://klankosova.tv/deda-serbise-dhe-njerezve-qe-sia-duan-te-miren-kosoven-i-konvenon-mos-te-kemi-kuvend-funksional/Deda: Serbisë dhe njerëzve që s’ia duan të mirën Kosovën i konvenon mos të kemi kuvend funksional – Klan Kosova

Analisti politik, Ilir Deda, ka thënë se Serbisë i konvenon më së shumti që Kosova të mos ketë kuvend funksional.

Sipas tij, krejt njerëzve që janë kundër Kosovës, i konvenon ky, siç e quajti ai, budallallëk që e ka kapur politikën kosovare këtë kohë.

“Mungesa e vetëdijes shtetërore, mungesa e përgjegjësisë shtetërore, mungesa e marrëveshjes me njëri-tjetrin, mungesa e kulturës bazike politike, krejt armiqve të Kosovës i konvenon. Nëse politika e Kosovës ka vendosur që ta shkatërrojë shtetin e Kosovës, le ta shkatërrojë”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se kjo është gjuha e vetme që të shtynë “ai grumbull i njerëzve që të flasësh” për të pasur mesazh serioz.

The post Deda: Serbisë dhe njerëzve që s’ia duan të mirën Kosovën i konvenon mos të kemi kuvend funksional appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT