Analisti Ilir Deda në “Rubikon” në Klan Kosova u tha përkrahësve të ish-presidentit Hashim Thaçi se ky i fundit me anë të intervistës bëri të ditur se nuk ka hatërmbetje me Specialen.
“Edhe kur flet për Specialen, shihet se nuk ka hatërmbetje. Këtu tash fillohet me një retorikë nxitëse, po nëse vet Hashimi po thotë uleni tonin, respektojani mesazhin. Ai nuk ka dhënë asnjë lloj mesazhi që duhet me dal në protestë”, tha Deda.
Deda nënvizoi edhe deklaratën e Thaçit kur tha se “marrëdhënia me Shtetet e Bashkaura të Amerikës është jetike për shtetin tonë”.
Derisa tha se Thaçi pati mesazhe për nevojën e Kosovës për aleancë me perëndimin.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
The post Deda-Përkrahësve të Thaçit: Ai tha uleni tonin, sqaroi se s’ka hatërmbetje me Specialen (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.