Analisti Ilir Deda, ka kritikuar moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.
Lidhur me këtë, ai deklaroi se “kur bashkohet një skenë e tërë politike rreth tallava “patriotizmit”, ndëshkimi do të jetë kolektiv”.
Deda u shpreh se “shkurtëpamësia e vendimit të sotëm të KQZ rreth përjashtimit të subjektit më të madh politik të një bashkësie të tërë nacionale i bën të gjithë përgjegjës të njejtë për pozitën në të cilën do të jetë Kosova.
“Nuk ekzistojnë parti politike terroriste, përveç nëse Kosova po e shpik një nocion të ri të “luftës kundër terrorizmit””, deklaroi Deda transmeton Klankosova.tv.
Në fund, ai thekson se “mungesa absolute e patriotizmit kushtetues e sjell edhe pyetjen – a ka kush e don këtë vend? Ama, pa tallava “patriotizëm””.
The post Deda: Kur bashkohet një skenë politike rreth “tallava patriotizmit”, ndëshkimi do të jetë kolektiv appeared first on Klan Kosova.