Të ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, për të prezantuar programin garues për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit, kandidatët për kryetarë të Deçanit u përgjigjën edhe në pyetjen se pse deçanasve u ka mbetur nofka “Tigra”.
Kandidati për kryetar të Deçanit nga Iniciativa “Demokracia”, Shkumbin Demaliaj, tha se Deçani nuk është xhungël për të pasur tigra, por është komuna më e shkolluar në Kosovë.
“Është kompleksitet që ka kriju por ka qenë në formë barsolete, nuk kam pasë rastin me m’u drejtu dikush “tigër”, por gjatë shakave nëpër qytete tjera kam pas rastin. Deçani nuk është xhungël, nuk ka tigra, për numër të banorëve jemi komuna më e shkolluar në Kosovë”, tha kandidati për kryetar të Deçanit nga Iniciativa “Demokracia”, Shkumbin Demaliaj,
Ndërkaq, Mushkolaj nga LDK tha se deçanasit nuk e meritojnë një emërtim të tillë.
“Mua nuk më pëlqen kjo nofkë, konsideroj se qytetarët e Deçanit janë intelektualë të mirëfilltë dhe nuk meritojnë këso emërtime të tilla”, tha Jeton Mushkolaj, kandidati për kryetar të Deçanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në anën tjetër, Prekalla nga PDK tha se nëse “tigri” tregon forcë e qëndrueshmëri, e pranon këtë epitet.
“Nëse tigri tregon qëndrueshmëri, forcë dhe intelektualitet atëherë e pranoj nofkën e Deçanit”, u shpreh kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Deçanit, Jetmir Prekalla. /Klankosova.tv
The post Deçani nuk është xhungël, s’ka tigra – është komuna më e shkolluar në Kosovë appeared first on Klan Kosova.