E martë, 20 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeDebutim i vështirë për Shqipërinë U17 në Evropian, mposhtet nga Portugalia

Debutim i vështirë për Shqipërinë U17 në Evropian, mposhtet nga Portugalia

Shqipëria U17 e ka nisur me këmbë të mbarë organizimin, por jo edhe rezultatin në fushë, në Kampionatin Evropian për grupmoshat deri në 17 vjeç. Në ndeshjen hapëse të Grupit A, të zhvilluar të hënën në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, kuqezinjtë pësuan humbje të thellë 4:0 nga Portugalia, shkruan Gazeta Sinjali.

Skuadra mysafire e dominoi ndeshjen, duke shënuar nga një gol në pjesën e parë dhe tre të tjerë në të dytën. Goli i parë erdhi në minutën e 36-të nga Rafael Jose Mestre Quintas, i cili kaloi Portugalinë në epërsi para pushimit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, portugezët thelluan epërsinë. Mateus Souto Mide shënoi nga pika e bardhë në minutën e 68-të për 2:0. Vetëm 13 minuta më vonë, Anisio Claudio Fernandes Reis Cabral realizoi golin e tretë, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Tomas Alves Soares në kohën shtesë (92’).

Shqipëria, si nikoqire e turneut, synon të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas për të lënë gjurmë në këtë garë. Skuadra do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera në fazën grupore, me shpresën për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Gjysmëfinalet janë paraparë të zhvillohen më 29 maj në Elbasan dhe Tiranë, ndërsa finalja më 1 qershor në kryeqytet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT