Debati për kryeqytetin: Kelmendi tregon se një përfaqësues i Çekos së VV-së erdhi në zyrat e Klan Kosovës

Kelmendi: ShBA-ja ia jep shuplakën më të madhe Kosovës

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas njoftimit të VV-së se kandidati i tyre për Prishtinë, Hajrulla Çeko, nuk do të merr pjesë në asnjë emision të Klan Kosovës, ndonëse të njëjtit s’kishin ftesë.

Kelmendi thotë megjithatë se të hënën nga ora 21:00 në Rubikon në Klan Kosova do të mbahet debati i parë ballafaques i kandidatëve për kryetar të Prishtinës, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Përparim Rama nga LDK, Uran Ismaili nga PDK, Bekë Berisha nga AAK dhe Besa Shahini nga PSD.

“As unë, as ekipi i Rubikon, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk i ka bërë asnjë ftesë partisë “Vetëvendosje!” për ta dërguar ndonjë kandidat të kësaj partie për kryetar komunash në studio. Rubikon gjatë kësaj kohe nuk e ka ftuar partinë “Vetëvendosje!” në studio”.

“Z. Çeko, duke më falënderuar për ftesën, me shkrim, më është përgjigjur me shumë mirësjellje se një zyrtar nga ekipi i tij do të më kontaktojë lidhur me ftesën”.

“Për hir të konfidencialitetit profesional unë nuk do të zbuloj bisedat me dy përfaqësues të ekipit të kandidatit të LVV-së për Prishtinën, z. Çeko. Ajo që mund të zbuloj, tash për tash, është se kam zhvilluar një takim me një të dërguar të z. Çeko në zyrën time në Klan Kosova, si dhe dy biseda telefonike me një përfaqësues tjetër të tij (e dyta telefonatë – sot paradite)”, shkroi Kelmendi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai e konfirmoi përtej çdo dyshimi se as Çeko dhe as dy përfaqësuesit e tij nuk i kanë thënë asnjëherë se kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës nuk do të vijë në Rubikon.

“Gjithçka tjetër, jashta kësaj që u tha më sipër, mund të jetë vetëm spekulim. Thënë këto, unë e respektoj edhe të drejtën e z. Çeko, si kandidat për kryetar Prishtine, që jo ai vetë, por partia ‘Vetëvendosje!’ të vendos për veprimet e tij”.

“Z. Çeko vazhdoj t’i uroj suksese në rrugëtimin politik! Ne shihemi TË HËNËN, në DEBATIN E PARË PËR PRISHTINËN ME KANDIDATËT PËR KRYETARË, në RUBIKON në KLAN KOSOVA. Ora: NJËZET E NJË ZERO ZERO”, shkroi Kelmendi.

The post Debati për kryeqytetin: Kelmendi tregon se një përfaqësues i Çekos së VV-së erdhi në zyrat e Klan Kosovës appeared first on Klan Kosova.