Friday, March 20, 2026
spot_img
HomeLajmeDebati në “Rubikon”: Ligji për të Huajt si koncesion i Kurtit apo...

Debati në “Rubikon”: Ligji për të Huajt si koncesion i Kurtit apo strategji politike? (VIDEO)

Në edicionin e sontëm të emisionit  “Rubikon” në Klan Kosova, u diskutua Ligji për të Huajt dhe implikimet e  këtij ligji në politikë.

Opinionisti Bekim Çollaku e cilësoi ligjin si një koncesion personal të kryeministrit Albin Kurti në favor të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe Serbisë, njofton Klankosova.tv.

“Kjo e ka vetëm një emër, është një koncesion personal i Kurtit, në favor të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe në favor të Serbisë, sepse Kurti me siguri e ndjen veten një një pozicion të vështirë, për të gjitha veprimet e gabuara që i ka bërë së paku në këtë gjashtëmujorin e fundit, mirëpo mendoj që veprimet e tij të gabuara shkojnë edhe përtej kësaj periudhe”, tha ai.

Nga ana tjetër, opinionisti Dukagjin Gorani vlerësoi se ligji ka një qëllim strategjik për ta bindur Brukselin dhe BE-në se Kurti dhe Vetëvendosje janë aktorë të pazëvendësueshëm në skenën politike.

“Oferta e Kurtit përmes koncesionit që e ka bërë me Ligjin për të Huajt e ka një qëllim për me bindur Brukselin dhe Bashkimin Evropian që është i pazëvendësueshëm në rrafshin dhe skenën politike. Po të mos ishte në situatë të këtillë të pakuptimtë, Kurti dhe krejt Qeveria dhe partia Vetëvendosje, ato koncesione  s’i ishin bërë kështu”, deklaroi Gorani.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT