Debati i madh për Prishtinën, Kelmendi: S’kam dëgjuar nga vet Çeku që nuk vjen

Debati i madh për Prishtinën, Kelmendi: S’kam dëgjuar nga vet Çeku që nuk vjen

6 tetori shënon debatin e madh për Prishtinën, ku kandidatët për kryetar të kësaj komune, përballen me njëri-tjetrin në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin.

Kandidati i VV-së për të parin e kryeqytetit, edhe pse deklaroi vet se është i gatshëm të shkojë në të gjitha debatet, partia e tij vendosi ndryshe për të dhe dje njoftuan që nuk marrin pjesë, transmeton Klankosova.tv

Megjithëse, autori i emisionit deklaroi sot në “Kosova Today” se nuk ka marrë konfirmim nga Çeku, nëse ai s’do të jetë pjesëmarrës në këtë ballafaqim.

Kelmendi tha se “Unë ende nuk kam dëgjuar nga zotëri Çeku, për hir të korrektësisë, që ka thënë vet që nuk vjen. Nga zotëri Çeku, deri tash, ne e kemi parë edhe në deklarimet publike ai ka thënë se do të jetë prezent në secilën studio”. /Klankosova.tv

The post Debati i madh për Prishtinën, Kelmendi: S’kam dëgjuar nga vet Çeku që nuk vjen appeared first on Klan Kosova.