Debati i kandidatëve për Prishtinën në “Rubikon”, Deda: Do të jetë përcaktues (VIDEO)

Debati i kandidatëve për Prishtinën në “Rubikon”, Deda: Do të jetë përcaktues (VIDEO)

Më 6 tetor duke filluar nga ora 21.00 në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, do të mbahet debati i madh në mes kandidatëve për kryetar të Prishtinës.

Në lidhje me këtë debat, opinionisti Ilir Deda u shpreh se është shumë i rëndësishëm dhe sipas tij, do të jetë përcaktues.

“Ky debat është shumë i rëndësishëm që të na sqarohet neve në Prishtinë ajo çka po duam”.

“Mua çka po më pëlqen, unë po e shoh se ka ofertë për këtë qytet më në fund, që nuk është fushatë negative, që kurrë më shumë njerëz të Prishtinës nuk kanë qenë nëpër lista për Asamble”, u shpreh tutje Deda./Klankosova.tv

The post Debati i kandidatëve për Prishtinën në “Rubikon”, Deda: Do të jetë përcaktues (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.