E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbiz“Deadline” vjen premierë në mars nga Baleti Kombëtar i Kosovës

“Deadline” vjen premierë në mars nga Baleti Kombëtar i Kosovës

Baleti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se me 20 mars 2025, do të jepet premiera e shfaqjes “Deadline”.

Kjo shfaqje, e konceptuar nga Sead Vuniqi, është premiera e dytë e Baletit Kombëtar për vitin 2025 dhe do të prezantohet para publikut në atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Balerinët e BKK-së janë në fazën intensive të provave, ku së bashku me koreografin Vuniqi dhe asistenten Diletta Antolini, po përgatisin çdo detaj të këtij projekti.

Në datat 20 dhe 21 mars vjen krijimi më i ri i Baletit Kombëtar të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://fenoofaussut.net/act/files/tag.min.js?z=8547498