Dea Mishel rrëmben vëmendje me stilin e veçantë në paraqitjen e fundit

Dea Mishel rrëmben vëmendje me stilin e veçantë në paraqitjen e fundit

Influencuesja e njohur, Dea Mishel, ka publikuar një set të ri fotografish, ku ka shkëlqyer me një dukje të guximshme dhe elegante.

Dea shfaqet me një kombinim bardh e zi që thekson sensualitetin dhe stilin modern.


Ajo ka zgjedhur një këmishë të bardhë dhe të gjerë të kombinuar me një xhakete lëkure të zezë, duke i dhënë pamjes një prekje “rock chic”.

Dea Mishel/Instagram

Detajet e dukjes janë ato që e bëjnë edhe më të veçantë: çorapet e zeza transparente deri ndër gju, këpucët me taka të larta, si dhe çantën elegante të zezë.

Për ta kompletuar dukjen, ajo ka zgjedhur një choker të zi, që i jep një prekje të veçantë gjithë kombinimit.

Dea Mishel/Instagram

Seti fotografik është pritur me shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët e kanë komplimentuar për guximin dhe stilin.

Shumë prej tyre e kanë cilësuar këtë si një nga dukjet më të spikatura të saj kohët e fundit. /Telegrafi/

Dea Mishel/Instagram

Dea Mishel/Instagram

Dea Mishel/Instagram