Kevin De Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.
Belgu do të largohet si një legjendë e këtij klubi, pasi që gjatë kohës te City u shndërrua në një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Lojtari ka dhënë një intervistë për “Daily Mail” ku ka shpjeguar se si është marrë vendimi i klubit për të mos i ofruar rinovim dhe ka dhënë detaje për atë takim me bordin.
Txiki Begiristain dhe drejtori ekzekutiv Ferrán Soriano ishin përgjegjës për komunikimin personal të lajmit te lojtari.
” Isha pak i tronditur. Nuk kisha marrë asnjë ofertë gjatë gjithë vitit dhe u befasova . Është diçka që duhet ta pranoj”. Unë u thashë atyre se ndjeva se kam ende shumë për të ofruar. E kuptoj që nuk jam më 25 vjeç, por ende mund ta bëj punën time”, u shpreh De Bruyne.
De Bruyne ju kishte bashkuar Manchester Cityt nga Wolfsburgu në vitin 2015, ku gjatë kësaj kohe ka bërë 416 paraqitje dhe ka shënuar plot 107 gola dhe 177 asistime.
Ai ka tituj të shumtë me Cityn, mes tyre edhe “Tripletën” në vitin 2023./IndeksOnline/
!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;
n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,
document,’script’,’https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘1418914601497903’); // Insert your pixel ID here.
fbq(‘track’, ‘PageView’);