Rekordmani i njohur i Guinness World Records, David Rush, ka thyer një prej titujve të tij të mëparshëm duke palosur dhe hedhur një âaeroplanâ prej letre në vetëm 5.12 sekonda.
Gjatë vizitës në selinë e Guinness World Records në Londër, ai arriti të thyejë rekordin e mëparshëm prej 6.15 sekondash.
Rush shprehu se aeroplani i tij mund të mos ishte estetikisht perfekt, por ishte “aeroplani më i bukur që kam bërë ndonjëherë”.
Aeroplani prej letre tani është ekspozuar në kabinetin e Guinness-it në Londër.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>