Jonathan David dhe Edon Zhegrova janë dy nga afrimet më të bujshme të Juventusit gjatë afatit kalimtar veror.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm te Lille, tani ata synojnë të shkëlqejnë me fanellën bardhezi në Serie A.
David iu bashkua më herët Juventusit si transferim i lirë nga Lille, ndërsa Zhegrova kompletoi kalimin e tij në Allianz Stadium në ditën e fundit të merkatos verore.
Sulmuesi kanadez foli me superlativa për bashkëlojtarin e tij kosovar, duke e cilësuar si një lojtar vendimtar për skuadrën.
“Kam ndarë disa sezone me të. Edoni është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai ka një këmbë të majtë të jashtëzakonshme dhe një driblim të shkëlqyer: ai është një blerje e madhe.”, tha David.
Ai shtoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë shumë e mirë, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj, gjë që ndihmoi shumë skuadrën tek Lille.
“Te Lille gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë brenda dhe jashtë fushës. Ekziston një lidhje e shkëlqyer midis nesh dhe kjo do të jetë gjithashtu një avantazh te Juventus.”, përfundoi sulmuesi kanadez.
Deklarata e tij konfirmon pritshmëritë e mëdha që Juventusi ka për Zhegrovën, i cili pritet të sjellë kreativitet dhe asistime për sulmin bardhezi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!