Historiani Daut Dauti, ka thënë se politikat e jashtme britanike karshi Kosovës nuk kanë ndryshuar.
Në emisionin “Info Magazine”, Dauti thotë se politika e jashtme britanike ka treguar seriozitet sa i përket Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet me 6 mars, mes Lord Peach dhe Karen Pierce. Nëpër të gjitha mediat dhe forumet, dhe gazetarët që merren me këtë, nuk është dëgjuar të flitet se do të ketë ndonjë ndryshim të politikës së jashtme britanike ndaj Kosovës. Do të thotë se do të mbetet ajo që ka qenë. Në një farë mënyre është po ajo politikë që është themeluar nga qeveria laboriste e Tony Blair, gjatë vitit ’98-99, dhe që është vazhduar nga gjithë qeveritë e tjera. Kjo tregon një konsistencë serioz të politikës së jashtme britanike ndaj Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht ndaj Kosovës, e cila deri më tani, ka qenë e volitshme”, tha ai.
The post Dauti: Politikat e jashtme britanike karshi Kosovës nuk kanë ndryshuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.