Daut Haradinaj: Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik

Haradinaj për VV-në e Listën Serbe: Me i pa ju në byfe marre ça bëjnë, mos t’më flasin për patriotizëm (VIDEO)

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dyshimeve për manipulime në procesin zgjedhor në Junik, duke kërkuar hetim urgjent nga organet e drejtësisë.

“Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, në këtë komunë votuan edhe qytetarë të komunave tjera”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se “Juniku, si një zonë zgjedhore, ka shumë qytetarë nga qytetet tjera të cilët në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut.”

Sipas tij, një veprim i tillë “përbën vepër penale dhe si i tillë duhet urgjentisht të hetohet.” Deputeti i AAK-së ka kërkuar gjithashtu që “KQZ ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit numerik kriminal.”

Sipas rezultateve të KQZ-së, në Junik i pari doli Ruzhdi Shehu me 47.91 për qind të votave, duke lënë pas Agron Kuçin me 40.68 për qind të votave, njofton Klankosova.tv.

The post Daut Haradinaj: Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik appeared first on Klan Kosova.