E enjte, 3 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/data-historike-35-vjet-nga-deklarata-2-korrikut/Data historike, 35 vjet nga Deklarata 2 Korrikut - Klan Kosova

https://klankosova.tv/data-historike-35-vjet-nga-deklarata-2-korrikut/Data historike, 35 vjet nga Deklarata 2 Korrikut – Klan Kosova

Sot janë mbushur fiks 35 vjet, që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, shkruan KP, transmeton Klankosova.tv.

Kjo deklaratë shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

The post Data historike, 35 vjet nga Deklarata 2 Korrikut appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT