Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të ndodhë më shpejt seç pritej

Travis Kelce zbulon se derdhi disa lot ndërsa i propozonte Taylor Swiftit për martesë: Unë jam një burrë emocional

Taylor Swift dhe Travis Kelce raportohet se tashmë janë duke planifikuar dasmën e tyre, e cila mund të jetë shumë afër.

Një burim i tha revistës Us Weekly të premten se, edhe pse “ende është në fazat shumë të hershme të planifikimit”, dasma shumë e përfolur e çiftit “ka shumë gjasa të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm”.


Burimi shtoi gjithashtu se “ende nuk është caktuar një vend apo lokacion,” megjithëse një burim tjetër i tha më herët këtë muaj Page Six se çifti planifikon të martohet në Rhode Island, ku këngëtarja zotëron një rezidencë.

Foto: Taylor Swift / Instagram

Burimi i Us Weekly tha se nusja e ardhshme “po kënaqet shumë duke kërkuar vende dhe lokacione për dasmën”. “Ajo është në fazën e ideimit dhe po e shijon këtë proces sepse është shumë kreative”, thuhet tutje.

Sipas këtij burimi, Taylor Swift do të ketë shumë mundësi kur vjen puna tek fustani i dasmës, pasi çdo stilist është ofruar për t’i dizajnuar fustanin e nusërisë.

“Ajo është ndier e habitur, e emocionuar dhe shumë e nderuar në të njëjtën kohë, por ende nuk ka marrë një vendim”.

Më tutje thuhet se këngëtarja dhe lojtari i Kansas City Chiefs, të dy 35 vjeç, shpresojnë për një ceremoni intime dhe “me domethënie,” të rrethuar nga njerëzit që janë të veçantë për ta.